Ministria e Arsimit dhe Sportit kanë bërë të ditur se është pezulluar përkohësisht mësimi në 77 shkolla në disa zona të vendit për shkak të kushteve të rënduara të motit.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, mësimi do të jetë i pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, nesër, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, situata paraqitet problematike në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës etj.

Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim.  Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq. Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të marrë masa të mëtejshme, nëse do të vlerësohet e nevojshme”, theksohet në njoftim ndërsa shton se “mbetemi maksimalisht të angazhuar për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor dhe për çdo ndryshim të situatës, do informojmë publikun”

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *