Moti i keq ka shkaktuar problematika nga jugu në veri të vendit. Lumi Vjosa dhe Shkumbini kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjet e para në disa zona. Lidhur me situatën ka reaguar zyrtarisht edhe Ministria e Mbrojtjes e cila shprehet se është në gatishmëri ndërsa i bën thirrje banorëve të zonave ku ka probleme që të bëjnë kujdes.
Më konkretisht reshjet e dendura të shiut kanë bërë që prurjet në lumin Vjosa të jenë të mëdha duke bërë që në disa pika të ketë edhe dalje nga shtrati, duke përmbytur tregun e gjësë së gjallë në Novoselë. Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha se situata tashmë është qetësuar dhe sipas parashikimeve të paktën edhe për 12 orët e ardhshme nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
“Ka patur intensitet të lartë reshjes, por situata është e qetë deri tani. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për të paktën 12 orët e ardhshme. Na favorizon mungesa e reshjeve gjatë këtyre 12 orëve por edhe niveli i Vjosës në Përmet është në rënie. Vetëm në Mifol, situata prej tre orësh është në të njëjtin nivel, 6,36. Edhe nga kjo prognozë jemi të bindur se s’do kemi situatë të shqetësuar. Na ndihmon diga mbrojtëse që na garanton të mos kemi situatë përmbytje. Pika kritike që mund të kemi rrezikshmëri gjatë periudhave të mëparshme ka qenë 7.3 por me investimin që kemi tani do shohim si do sillen prurjet. Shpresojmë mos të kemi asnjë lloj shqetësimi.-tha ai.
Moti i keq përgjatë natës ka krijuar probleme edhe në Bashkinë e Gjirokastrës. Konkretisht gjatë natës ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat, duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.
Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rëna nga lartësitë si pasojë e shirave, kanë krijuar bllokimin e rrugës. Momentalisht banorët e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e kësaj situate.
Ndërkohë pa energji elektrike kanë mbetur disa fshatra të Njësive Administrative Cepo, Picar dhe Lazarat në Gjirokastër. Si dhe një në fshatrat e Njësisë Administrative Lopës, Luftinjë e Buz në Tepelene e Memaliaj, si dhe fshatrat në Sukë, e Frasër në Përmet.
Moti i keq ka përfshirë edhe zonën e Lezhës ku ka pasur reshje të dendura breshëri. Në Kukës kanë nisur reshjet e para të borës, ndësa ka pasur edhe shembje gurësh.
Ja si paraqitet konkretisht situata në disa qarqe
Qarku Tiranë
Prezencë uji ka pasur edhe në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë, ku janë rrezikuar disa banesa, ndërsa edhe rrugët e Don Boskos janë bllokuar nga uji duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
Në vendin e quajtur Ura e Maqedonasit, bashkia Rrogozhinë, Lumi Shkumbin ka rritje të prurjeve dhe lumi ka filluar të dalë nga shtrati. Në vendngjarje kanë shkuar përfaqësues të bashkisë Rrogozhinë si dhe Prefekti i qarkut Tiranë, Afrim Qëndro. Situata po mbahet në monitorim.
Qarku Shkodër
Në Shkodër ka patur reshje shiu me intensitet mesatar. Në aksin rrugor Tamarë- Qafa e Bërdalecit ka pasur rënie gurësh dhe inerte.
Qarku Durrës
Në Qarkun e Durrësit si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë ka një fryrje të lumit Erzen në zonën e Sukthit. Situata po monitorohet nga Prefekti i qarkut Durrës.
Qarku Dibër
Sakaq në Qarkun e Dibrës, në fshatin Vinjoll, njësia administrative Lis, është dëmtuar Ura e Kaçes, e cila është rrëmbyer nga prurjet e zallit dhe është bërë e pakalueshme. Rreth 10 familje janë të izoluara dhe nuk komunikojnë dot me qendrën e fshatit dhe as me qendrën e njësisë administrative.
Qarku Elbasan
Në Qarkun e Elbasanit si pasojë e reshjeve që vazhdojnë dhe e prurjeve të mëdha të ujit ka dalje të ujërave të

Ndërsa lumi Shkumbin doli nga shtrati duke përmbytur 1 ha tokë bujqësore në Elbasan.

Në Qarkun e Elbasanit si pasojë e reshjeve që vazhdojnë dhe e prurjeve të mëdha të ujit ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan, ku janë nën ujë gati 1 ha toka bujqësore. Në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka pasur rënie të gurëve në trupin e rrugës. Nga qarqet e tjera të vendit nuk janë raportuar probleme për shkak të kushteve të motit.
“Të gjitha strukturat, qoftë të pushtetit vendor, ashtu dhe ato qendrore u bëjnë thirrje banorëve të zonave ku janë shfaqur probleme, të bëjnë kujdes dhe garantojnë se janë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë në çdo rast të nevojshëm.”-shprehet Ministria e Mbrojtjes.