Ndërsa sot temperaturat në Tiranë shënojnë 18 gradë, nesër parashikohen në 7 ose 8 gradë, pra 10 më poshtë.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme nga -1ºC në 07ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 09ºC.