Meteoalb parashikon se edhe sot temperaturat do të jenë të larta, por me një rënie të lehtë krahasuar nga dje. “Te enjten dhe ne vijim rënie graduale ndërsa ne fundjave ndjehet fresku, maksimumi ne mesdite ne vlerat 31 – 32 grade C”- shkruan Meteoalb.

E MERKURE:

“Vijon dominimi i kthjellimeve dhe temperaturave të larta në gjithë territorin shqiptar. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta por grumbullime vranësirash të përkohshme do të ketë në zonat malore lindore. Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që maksimumi territorial të mbetet jo mbi 38ºC. Era do të fryjë e lehtë por mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior duke gjeneruar në brigjet detare, dallgëzim 1 – 2 ballë”.

Veritas.com.al/