Stuhia e borës dhe e acarit, që është emërtuar “Bisha e Lindjes” mund t’i ngrejë temperaturat më tej në të ftohtë në gjithë Britaninë. Qinda trena pritet të anulojnë udhëtimet ose të kufizohen.

Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se një tjetër stuhi, ‘Stuhia Emma’ do të sjellë të papritura, erëra të forta dhe akull.

Stuhia do të lëvizë përmes Europës dhe të mërkurën do të godasë Britaninë, që do të ulë temperaturat në vend në -12C gradë celsius.

Parashikuesi i ‘Met Office’ Frank Saunders tha se: “Pjesë të Anglisë dhe Uesllsit duket se do të provojnë motin më të ftohtë që nga viti 1991”.

Mjekët kanë paralajmëruar betejë me NHS që shkaktohet nga moti i ftohtë dhe janë këshilluar që të kontrollojnë të moshuarit dhe të ppaftët gjatë të të ftohtit.

Banorët e periferisë janë këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi nga ora 6 pm sonte. Blerësit në panik iu janë drejtuar marketeve; ata po blejnë miell, qumësht dhe ushqime të tjera; marketet po lirohen  nga mallrat përderisa flitet për një dimër Siberik.

Veritas.com.al/

 Britain is being battered by the 'Beast from the East' - a -10C weather front bringing Siberian chills and heavy snow to the UK