Vetëm kur e kanë treguar ngjarjen me sho- shoqin qytetarët e Elbasanit kanë provuar trishtim të thellë; e jo më ata që e kaën përjetuar nga afër. Në fabrikën e Çimentos, të vjetër disa dekada, dy punëtorë janë zënë poshtë masivit të çimentos. Deri tani është njoftuar se njëri prej tyre ka humbur jetën.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se njëri prej personave ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa tjetri ngeli i bllokuar nga tonelata me çimento, ai u nxor prej aty pas rreth një ore. Burime zyrtare nga policia pohuan se shtetasi me inicialet M.S., 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi me inicialet T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, u plagos rëndë.

Veritas.com.al/