4680 shqiptarë kërkuan azil politik në Gjermani vetëm për muajin tetor. Fluksi ka rënë lehtë, por shifrat mbeten alarmante.
Shqiptarët renditen përsëri të dytët, në listën e kombësive të azilantëve.
Në vend të parë janë sirianët, që ikin nga ISIS. Shifrat e azilkërkuesve për muajin tetor, u publikuan sot nga autoritetet gjermane. 753 vetë kishin ikur nga Kosova, që renditej ne vendin e 10 në listën e azil kërkuesve.