Militantët e Shtetit Islamik mund të sulmojnë Perëndimin  në qoftë se shtyhen për t’i nxjerrë nga Mosuli, deklaroi ministri për zhvillimin ndërkombëtar në qeverinë Angleze, Rory Stewart, departamenti i të cilit ka akorduar 14 milionë paundë për të ndihmuar luftimet në qytetin Irakian.

Një grup i gjerë i trupave të Irakut po lufton kundër ISIS për të marrë kontrollin e Mosulit; luftimet kanë nisur që në vitin 2014.

Sulmi në Kirkuk dhe goditja kimike i kan vënë trupat e Irakut në vijën e frontit.

“Shteti Islamik është i shtrirë në të gjithë territorin, thuajse në të gjithë shtetin. Kjo është ndryshe nga al- Qaeda… në qoftë se humbin Mosulin atëherë kjo do të ishte shkatërrimtare për besueshmërinë e tyre”, tha Stewart për BBC, duke paralajmëruar se objektivi i forcave të Irakut mund të zhvendoset diku tjetër.

“Këtu ka një rrezik shumë të madh- tha ministri. Në qoftë se ISIS do të “shtrydhet” në Lindjen e Mesme, atëherë militantët do të hidhen diku tjetër, në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Militantët e kanë bërë të qartë se diçka kanë planifikuar dhe fokusuar për sulmet e tyre”, tha.

“Kështu që ajo çfarë po bëjmë, me gjithë stafin, për rajonin, është që të jemi të mbajmë Mbretërinë e Bashkuar dhe Europën të sigurt”.

Stewart kërkon që zbusë frikën e një krize humanitare, ku pritet që rreth një milionë njerëz të lënë Mosulin. Stafi mjekësor dhe humanitar në qendrën e refugjatëve është bërë gati për të siguruar mbështetje.

“Shumë investime janë në shërbim të krijimit të rrjetit të kampeve, dmth., kampe refugjatësh me tenda, ushqim dhe furnizim me medikamente përreth kufijve të Mosulit”, tha ai.

Kam një “dyshim të vogël se shpejt do të shikojmë një lëvizje të re të popullsisë jashtë qytetit”, tha Priti Patel , sekretari i zhvillimit ndërkombëtar. Kjo ka shumë rëndësi, sepse ndihmon forcat e Irakut që të rimarrin qytetin, dhe ndihmon stabilitetin e vendit, Britani.

 

/Veritas.com.al/