Ndërsa theksoi edhe një herë se me paketën e maleve kushdo prej emigrantëve mjafton të paraqesë interesin për investim, dhe shteti vihet në lëvizje për t’i krijuar mundësinë për investim dhe të marrë tokën që i takon, Rama nuk kurseu ironinë, ndërsa i përgjigjej një prej shqiptarëve që e pyeti për kullën e Prek Calit.

“Kemi lehtësuar procedura për të gjithë emigrantët që jetojnë të fshat, jeni të mirëseardhur. Beso e kontrollo, por unë nuk jam si gjithë të tjerët. Kulla e Preng Calit, e di historinë, jemi 100 përqind në mbështetje.

Një pyetje kam, si nuk jua bënë atë kullë 30 vjet antikomunistat? Ta them unë pse? Se nuk janë antikomunista, janë vetëm shpërdorues të besimit dhe abuzues të plagëve të të gjitha familjeve që kanë vuajtur në diktaturën komuniste kur ata ishin diktatura, ndaj nuk kanë bërë asgjë. As për të përndjekurit politikë, që I lanë të vdesin pa iu dhënë dëmshpërblimin.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *