Paris (AFP) – Muzeu Louvre në Paris u rihap për publikun të Mërkurën pasi menaxhmenti ndërmori hapa për të qetësuar frikën për përhapjen e koronavirusit, gjë që ka ngjallur një protestë të stafit.

Në një deklaratë, muzeu më i vizituar në botë tha se përballë “shqetësimeve të ligjshme” për përhapjen e Covid-19  kishte rene dakord të merrte “masa shtesë” për të siguruar sigurinë e të punësuarve dhe vizitorëve.

Stafi kishte refuzuar të punonte të Dielën dhe të Hënën, duke përmendur një kërcënim për shëndetin e tyre. Muzeu është i mbyllur për publikun të Martën.

VERITAS.COM.AL/