Nga: Nard Ndoka
Protestojnë qytetarët; u kërkohet që mos ta politizojnë protestën!
Protestojnë artistët; kompleksohen nga opozita!
Protestojnë grupe interesi; fajësojnë qeverinë dhe opozitën!
Thërret opozita protestën; e quan protestë popullore!
– Pse kemi frikë nga politizimi i opozitës?!
– Pse kemi frikë nga përgjegjësitë për dje, për sot dhe nesër?!
– Pse nuk ka alternativë zgjidhjeje dhe angazhim për çdo protestë, për çdo shqetësim e për çdo konflikt që nxjerr ‘tym’?!
Rama ka arritur të kompleksojë mediat, të frikësojë grupet e interesit, të miklojë shoqerinë civile; të barazojë opozitën me veten, me gabimet e fajet e qeverisë; “të gjithë njësoj”!
Opozita duhet të jetë institucionale, e fortë dhe alternative në Kuvend; agresive në rrugë, e gjithkundgjendur tek qytetarët e tek problematika.
Ku del tym nga keqqeverisja, opozita duhet te jete aty, jo me shishe benzine në dorë, por me fjalë, angazhime, besim dhe zgjidhje.
Të gjithë duhet të ndërgjegjësohen: opozita është mision, shpresë, garanci, alternativë dhe e vetmja mundësi politike për reagim sot dhe përgjegjësi nesër!
-Të nderuar qytetarë shqiptarë, nëse keni një shqetësim, nëse vëreni një padrejtësi që pushteti ua ka nëpërkëmbur, protestoni; protestoni! Ngrini zërin Tuaj; por mos harroni, se për këtë qëllim është votuar Opozita; të jetë zëri juaj; forca juaj!
Mos kini frikë nga politizimi i së ‘keqes’; pa politikë nuk ka zgjidhje!
Nëse proteston një qytetar, përfaqëson veten; nëse proteston një fshat, proteston një grup interesi; nëse proteston shoqëria civile, proteston ndjeshmëria publike; nese i bashkangjitet protestës qoftë edhe një deputet i vetëm protestojnë edhe (10 mije qytetarë që e kanë mandatuar).
Protesta është gjithmonë politike! Kërkoni ndihmën dhe pjesëmarrjen e opozitës, kërkoni politizimin e protestës, se problemin ua ka krijuar politika!
Opozita sot duhet të politizohet, qytetërohet dhe të çlirohet nga komplekset e thurura nga një mendje djallëzore e ‘mëkatare’!
Politizojeni Opozitën, çlironi veten, reagoni, protestoni, votoni me përgjegjësi dhe memorie të kthjellët!
Opozita e politizuar sot, do jetë më e përgjegjshme nesër!