Gjatë aktiviteteve në Paris, kushtuar përfundimit të Luftës së Parë Botërore, para një shekulli, në 11 Nëntor 1918, presidenti Francez, Emmanuel Macron u ka bërë thirrje liderve botërorë që të hedhin poshtë nacionalizmin.

Duke folur para liderve në Paris, ku ndodheshin edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Trump; dhe presidenti Rus, Putin, presidenti francez e quajti nacionalizmin  ‘një tradhëtar të patriotizmit’.

Sulmi ‘ antinacionalist’  i Macron u drejtua më së shumti kundër doktrinës së presidentit amerikan, Donald Trump.

“Duke thënë ‘interesat tona të parat dhe mos pyet për të tjerët’,  ju keni bërë presison mbi kombin që të mendojë se janë vetëm vlerat e tij morale”, tha ai.

Aktivitetet kushtuar 100 vjetorit të përfundimit të Luftës po zhvillohen në gjithë botën.

Rreth 9.7 milion ushtarë dhe 10 milion civilë vdiqën në Luftën e Parë Botërore gjatë viteve 1914 deri 1918.

Veritas.com.al/