8 Prill (UPI) – Nadja Regin, një aktore që u shfaq në dy filma te James Bond,duke përfshirë ate te 1963 From Rusia with love dhe Goldfinger te 1964, ka vdekur në moshën 87 vjeçare.
Llogaria zyrtare e Twitter për ekskluzivitetin e James Bond konfirmoi vdekjen e Regin-it të hënën së bashku me një fotografi të Regin nga serite e spiunit.
Regin u shfaq pranë Sean Connery si Agenti 007 në të dy filmat. Ajo e portretizoi zonjën e Kerim Beut ne From Rusia with love dhe më pas si belly balerina Bonita në Goldfinger. Regin luajti gjithashtu në disa shfaqje televizive britanike para se të ndaloje se aktruari në vitin 1980.
“Na vjen shumë keq që mësuam se Nadja Regin ka ndërruar jete në moshën 87 vjeçare,” tha llogaria Twitter e Bond. “Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e saj në këtë moment të trishtuar”.
Vdekja e Regin-it vjen pas vdekjes së aktores Tania Mallet në moshën 77 vjeçare, e cila gjithashtu luajti në Goldfinger.
Mallet ishte shfaqur në filmin spiun-aksion si Tilly Masterson e cila kërkoi hakmarrje kundër te quajturit shejtan luajtur nga Gert Frobe, i cili kishte vrarë motrën e saj duke pikturuar arin e saj.
Veritas.com.al/