Lidere e Minorancës, Nancy Pelosi (D-CA) mbajti një monolog të gjatë prej tetë orësh në foltoren e Dhomës së përfaqësuesve ditën e  Mërkurë, duke përdorur prerogativet e saj si lidere e partisë së obstruksionizmit për të tërhequr vëmendjen në çështjen e alienëve ilegalë.

Dhoma e Përfaqësuesve, ndryshe nga Senati, aktualisht nuk ka një ligj për lustracionin që i lejon anëtarët të flasin aq gjatë sa ata duan. Vetëm kryetari i Dhomës dhe liderët e partive mund të mbajnë fjalime pa fund.

Pelosi tha se ajo po mbante një qëndrim që të tërhiqte vëmendjen  për gjendjen e vështirë të të ashtuquajturve “Dreamers,” që janë alieno ilegalë të ardhur në vend si minoren.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se “Dreamers,” të cilët- siç tha, kanë arritur në vend ilegalisht, por nuk është faji i tyre.

Pas kësaj ajo falënderoi prindërit e ‘Dreamers’ të cilët qëllimisht e kanë shkelur ligjin.

“Unë iu them prindërve të tyre: Faleminderit që sollët këta Dreamers (Ëndërrimtarë) në Amerikë. Ne u jemi borxh për kurajën që treguat, për rrezikun që morët, si psikologjik, politik, në çdo anë, për ta bërë këtë”.

Veritas.com.al/

http://conservativefighters.com/news/nancy-pelosi-thanks-illegal-aliens-breaking-law-bring-dreamers-usa/