Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka postuar një video në Facebook, ku shihet se si Policia Bashkiake bastis lokalin e shefit të fushatës së PD-së në Pukë, pa asnjë dokument. Ndoka thotë se ky akt vandal është kryer me urdhër të kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjonit,
Nard Ndoka kërkon shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Pukës, Gjoni
Statusi i plotë:
Dhunohet lokali i shefit te shtabit elektoral të ‘Opozitës së Bashkuar’ Z.Demir Hyseni, në qytetin e Pukës
Me urdher të Kryetarit të Bashkisë Pukë Gjoni Gjoni, Policia Bashkiake dhe Policia e Rendit bastisin lokalin, pa paraqitur asnjë dokument.
Terrori politik i ushtruar nga Kryetari i Bashkisë Pukë, po vazhdon edhe në njesi të tjera administrative duke dhunuar edhe fizikisht aktiviste dhe drejtues të Opozitës.
I kerkojmë Kryeministrit Rama, shkarkimin e Kryetarit Bashkisë Pukë Z.Gjon Gjoni, mbasi ka shkelur ligjin dhe ka ushtruar presion dhe dhune mbi drejtuesit e aktivistet e Shtabit Elektoral të Opozitës.
Veritas.com.al/