Guvernatori i North Carolina ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin Charlotte, ndërsa ankthi rreth vrasjes së një personi nga polici zezak, vazhdon.

Dhuna nuk pushoi asnjë sekondë gjatë natës pasi Keith Lamont Scott u vra nga një polic me ngjyrë ditën e Marte,

Një nga protestuesit ëhstë në gjendje kritike apsi “civilë mbi civilë” qëllonin pa pushim

Zoti Scott është i treti zezak i vrarë nga policia në një javë. Këto vrasje kanë përhapur protesta të mëdha kudo.

Policia në Charlotte ka përdorur gaz lotsjellës kur po përballeshin me qindra protestues. Departamenti i Policisë lokale tha se katër oficerë janë plagosur.

Pak më parë, Guvernatori në North Carolina, Pat McCrory tha se ai kishte “nisur një përpjekje”  që të vendoste gardën kombëtare dhe patrullat në rrugë që të ndihmonin protestat.

“Çdo lloj dhune që iu drejtohet qytetarëve tanë ose oficerëve të policisë ose shkatërrimit të pasurisë, nuk do të tolerohet”, tha ai.

Demonstruesit janë të shqetësuar pse zoti Scott, 43 vjeç, u vra nga Policia ditën e Martë ,pasdite në bllokun e palateve në rrethana të diskutueshme.