Gjithë bota i ka sytë në Lindjen e Mesme, teksa konflikti që të gjithë i frikësoheshin në rajon, duke se tashmë ka filluar.
Liderët botërorë reaguan për sulmet e Izralit në Iran, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe një zgjidhje diplomatike.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u bëri thirrje aleatëve, përfshirë shtetet e bashkuara, që të punojnë për të ç’tensionuar situatën.
“Ky ishte një veprim i njëanshëm nga Izraeli”, tha Rutte.
Kancelari gjerman Friedrich Merz u bëri thirrje të dyja palëve të përmbahen nga hapat që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të destabilizojnë të gjithë rajonin.
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se stabiliteti në Lindjen e Mesme duhet të jetë përparësi.
“Tani është koha për përmbajtje, qetësi dhe kthim në diplomaci”, tha ai.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca e kishte dënuar vazhdimisht programin bërthamor të Iranit dhe konfirmoi bindjen në të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.
Ndërkohë ministria e jashtme ruse tha se sulmet ushtarake të paprovokuara kundër një shteti sovran anëtar të OKB, qytetarëve të tij, qyteteve paqësore dhe infrastrukturës së energjisë bërthamore janë kategorikisht të papranueshme.
Presidenti turk Rechep Tajip Erdogan tha se sulmet e Netanyahut dhe rrjetit të tij të masakrave, të cilat po i vënë flakën të gjithë rajonit tonë dhe botës, duhet të parandalohen.
Komente