Zëvendës ndihmës sekretari i NATO-s, James Appathurai mbërriti në Tiranë për t’u takuar me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Ne njohëm që Shqipëria po pëson sulme të rënda kibernetike dhe duam t’ju themi se nuk jeni vetëm dhe ne do ju mbështesim”, u shpreh fillimisht Appathurai.
Ai theksoi edhe përpjekjet e shtetit shqiptar për të përballuar këto sulme.
Zyrtari shtoi se të gjitha vendet e NATO-s e njohin dhe shikojnë sulmin e Shqipërisë dhe ky është mesazhi që sekretari i përgjithshëm (Jens Stoltenberg) i dha kryeministrit Edi Rama.
“Unë dhe skuadra jonë jemi këtu për të parë se çfarë mund të bëjmë, arsyeja kryesore për të bërë një koordinim për të parë nevojat afatgjate të Shqipërisë për të ndërtuar rrjet mbrojtjeje”, vijoi Appathurai.
Në përmbyllje, zyrtari siguroi ministrin shqiptar për mbrojtjen praktike që do të bëjë NATO ndaj Shqipërisë.