President Emmanuel Macron i  Francës, e ka përshkruar NATO-n si një ‘tru’ i vdekur, duke theksuar se çfarë shikon ai ndërsa angazhimet janë zbehur në aleancën euroatlantike nga garanti kryesor- Shtetet e Bashkuara.

I intervistuar nga Economist, ai citohet të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara dështoi që të konsultohej me NATO-n para se të tërhiqte trupat nga Siria e Veriut.

Ai gjithashtu hodhi dyshime në atë që a vazhdojnë anëtarët e NATO-s ende që të kryejnë detyra të përbashkëta!

NATO do të festojë 70 vjetorin e krijimit në Londër muajin e ardhshëm.

“Çfarë ne po përjetojmë aktualisht është vdekja e trurit të NATO-s’. I tha zoti Macron gazetës në Londër.

Ai paralajmëroi anëtarët evropian se ata nuk duhet të mbështeten më në Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur aleancën që u krijua në fillim të Luftës së Ftohtë për të përkrahur Evropën Perëndimore dhe sigurinë në Shtetet e Bashkuara.

Veritas.com.al/