(FOTO: James Mattis- Sekretari i shtetit për Mbrojtjen)/
Rrëzohet në Bruksel një nga akuzat dhe paragjykimet e liberalëve europian kundër presidentit Trump mbi “dobësimin” e NATO-s.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka thënë sot në Bruksel se NATO “mbetet themeli fundamental për Shtetet e Bashkuara dhe për tërë komunitetin transatlantik”.
Mattis ka folur para gazetarëve para takimit të sotëm të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, i pari në të cilin ai merr pjesë që nga dita kur është inauguruar presidenti amerikan, Donald Trump.
“Ashtu siç ka thënë presidenti Trump, ai ofron përkrahje të fuqishme për NATO-n”, ka thënë Mattis.
Mattis gjithashtu ka thënë se SHBA-ja pret që aleatët e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtje.
Ai ka thënë se “është kërkesë e drejtë që të gjithë ata që përfitojnë mbrojtjen më të mirë në botë të bartin pjesën e tyre të përgjegjësisë në lidhje me shpenzimet e nevojshme për mbrojtjen e lirisë”.
/Veritas.com.al/