Sot është përhapur lajmi i zi se edhe Noemi, vajza 10 vjeç e familjes Preka në Velipojë, u nda nga jeta. Noemi është e katërta pjesëtare e familjes që kishte mbetur ‘as e vdekur as në jetë’ pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi të Dielën pasdite në rrugën automobilistike të Velipojës.

Në përplasjen mes dy makinave, në njërën nga të cilat udhëtonte familja Preka, mbetën të vdekur babai Edmondi dhe dy fëmijët- djali 8 muaj dhe vajza 5 vjeç. Noemi dhe e ëma u dërguan në spital; por Noemi mbeti gjithë kohës në gjendje ‘coma’.

Sot ishte dita e fundit edhe për situatën në ‘coma’; ajo iu bashkua babait, motrës dhe vëllait të vogël.

Ka mbetur vetëm nëna, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Ndarjen nga jeta të Noemit 10 vjeç e ka konfirmuar sot edhe Dom Marian Gega,famullitar i Velipojës,  i cili la shkruar në Facebook:

“Me sa duket zoti të deshi më shumë se ne. Ma shumë se të qëndroje me ne, ndoshta të gjithë jetëne  pikëllueme ai i Lumi preferoi me të bashkur me babën, motrën dhe vëllaçkon e tand. Pushofsh në paqe, Noem!”.

Veritas.com.al/