Jacques Chirac, ish president i Francës, vitet e fundit të jetës së të cilit u dëmtuan nga skandale korrupsioni, ka vdekur në moshën 86 vjeç.

Ai shërbeu dy mandate si president i Francës dhe e vendosi Francën në shinat e monedhës së vetme Europiane.

Një nga reformat më të mëdha politike ishte ndërprerja e mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.

Ish presidenti Francez, Jacques Chirac, një politikan karrierë i qendrës së djathtë, i cili shërbeu si kryetar shteti nga viti 1995 deri në 2007, ka vdekur, njoftoi familja e tij.

“President Jacques Chirac vdiq këtë mëngjes i rrethuar nga familja e tij”, tha dhëndërri i tij, Frederic Salat-Baroux.

I zgjedhur dy herë kryetar shteti në vitin 1995 dhe 2002, 12 vitet në Elysee Palace e bënë atë presidentin më jetëgjatë në Francë pas paraardhësit të tij Socialist, Francois Mitterrand.

Në skenën ndërkombëtare, Chirac do të mbahet mend për kundërshtimin ndaj Shteteve të Bashkuara me kundërshtimin publikisht ndaj luftës së Irakut në vitin 2003.

Një konservator instinktiv por me një apel që e kapërcente të djathtën, Chirac gjithashtu shërbeu edhe dy herë si kryeministër, nga 1974-76 dhe 1986-88 dhe ishte kryebashkiak i Parisit në vitet 1977-1995.

Periudha kur ai ishte në drejtim të kryeqytetit francez rezultoi se kishte keqpërdorur fondet publike dhe për këtë humbi edhe imunitetin presidencial

Chirac është parë shumë rrallë në publik gjatë viteve të fundit dhe për një kohë të gjatë ka vuajtur nga shëndeti i keq.

Veritas.com.al/