Faslli Haliti, poeti, shqipëruesi, një nga zërat e rëndësishëm të historisë sonë letrare u nda nga jeta sot në moshën 85-vjeçare.
Vdekja e tij është një humbje për poezinë shqipe, ai është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi.
Haliti lindi në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935; ka mbaruar studimet në Liceun Artistik, për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën ‘Dielli dhe rrëkerat’, e kane derguar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale. Gjatë gjithë kësaj periudhe riedukimi ideologjik iu hoq e drejta e botimit.
Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artisteve. Aiështë nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare dhe është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht. Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë.
U shpall qytetar nderi në qytetin e Lushnjës. Në 2017-ën ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” , dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”.
VERITAS.COM.AL/