
Për ndalimin e 4 personave, të cilët dyshohet se morën pjesë në grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se, ndalimi i 4 personave është një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit.
“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit, një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit.
Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse.”,- shkruan Rama.
Veritas.com.al