Dje ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare regjizori dhe skenaristi i mirënjobur, Kujtim Gjonaj.
Djali i tij, Genti Gjonaj ka shkruar në ‘Facebook” një mesazh të ndjerë, për ndarjen nga jeta të të atit.
Genti Gjonaj shkruan se babai i tij ishte idhulli i tij, ai ishte babai dhe gjyshi i dashur. Ai jep edhe detaje të tjera, për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të babait të tij, regjisorit Kujtim Gjonaj.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e cilëson një kronikan të spikatur të jetës dhe botës shqiptare regjisorin Kujtim Gjonaj
“Kujtim Gjonaj ishte dhe do të mbetet një ndër krenaritë artistike të Tepelenës dhe gjithë Shqipërisë. Skenarist, regjisor, producent, botues, Mjeshtri i Madh, enciklopedisti Kujtim Gjonaj, ishte ndër kronikanët dhe dokumentuesit më profesionistë të jetës dhe të botës shqiptare. Për rreth gjysëm shekulli, ai krijoi, dokumentoi, drejtoi, prodhoi dhe botoi vepra dokumentare dhe artistike që kanë hyrë në thesarin kulturor dhe janë bërë pjesë e kujtesës kolektive, artistike dhe historike të shqiptarëve. Me krijimtarinë e tij origjinale, Gjonaj ngriti në art dhe na përcollli ne, shqiptarëve, por edhe kulturës botërore, detajet dhe episodet e jetës, historisë dhe figurave të saj, kulturës, aspiratave, përjetimeve dhe ëndrrave të shqiptarëve”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.
VERITAS.COM.AL