Samiti mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un përfunduan pa marrëveshje pasi Shtetet e Bashkuara refuzoi kërkesat e Koresë së Veriut për heqjen e sanksioneve, tha presidenti Trump.
“Gjithçka ndodhi ishte për shkak të sanksioneve”, iu tha zoti Trump reporterëve. “Ata donin që sanksionet të hiqeshin në tërësinë e tyre dhe ne nuk mund ta bëjmë këtë”.
Palët pritej që të shpallnin progres me çarmatimin.
“Disa herë duhet të ecësh, dhe kjo ishte një nga ato herët”, tha z oti Trump.
Duke folur në konferencën e shtypit pas samitit, në kryeqytetin vietnamez Hanoi, zoti Trump tha se nuk kishte bërë plane për samitin e tretë.
Sipas programeve origjinale të Shtëpisë së Bardhë për ditën ishte planifikuar një “ Ceremoni e Nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët”, gjithashtu edhe një drekë pune me dy liderët, por pritshmëria u ndërpre duke i anuluar të dyja.
Koreja e Jugut e quajti ndërprerjen e samitit si ‘keqardhje”, por tha se beson se liderët e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut bënë “një progres më të kuptimtë se ndonjëherë më parë”.
Veritas.com.al/