
Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe një herë se beteja me ndërtimet pa leje nuk do të ndalet.
Ai tha se shumë shpejt do bëhet publik edhe plani i ri për bregdetin.
“Kushdo që do vërë një karrige jashtë duhet të kontribuojë me një pemë. Historia e ndërtimeve pa leje sjell nevojë edhe një reformimit të inspektorate të policive duhet të reformohen, të kthehen në shërbime bashkiake me standarde dhe kritere që certifikohen nga Akademia e Sigurisë. Sepse janë bërë vende qokash të tmerrshme dhe është e paimagjinueshme të vazhdojë kështu. Edhe e gjithë përpjekja “qëndisja e fustanit të Shqipërisë” do vazhdojë duke përmirësuar pikëpamjen infrastrukturore…Shpresoj që në këtë përpjekje të na bashkohet Kavaja demokratike që uroj të ndalojë zhvillimin e mëtejshme të pallateve në vend të pishave”, tha më tej Rama.
Komente