Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë që lidhet me turizmin në qytetin bregdetar të Vlorës.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama thotë se Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi.
Varkat do të vijnë në 6 korrik dhe do të qëndrojnë në bredetin shqiptar për 4 ditë rresht.
“Për 4 ditë rresht prej 6 korrikut Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi.
Një ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione që për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje romantike si ajo e varkave me vela mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”, shkruan kreu i qeverisë krahas disa fotove të varkave me vela.