Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka dërguar një letër të gjithë grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Afati i fundit për propozim për anëtar është në datën 9 shtator, thuhet në letër.

“I nderuar zoti Kryetar, Bazuar nenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posaҫëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga çdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.

Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020″, shkruhet në letër.

Ditën e djeshme, Presidentit i Republikës, Ilir Meta dekretoi 25 prillin 2021 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

VERITAS.COM.AL/