Doktori doli me nxitim të enjten në konferencë, për të njoftuar se një gazetari periferik amerikan, Marc Caputo, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka thënë se mund ta kalojë oqeanin.

“Këtu një gazetar, më thonë që qenka korrespondent i Shtëpisë së Bardhë, ka pyetur në zyrën përkatëse të marrëdhënieve me publikun në DASH. Unë falënderoj DASH, sekretarin Rubio, administratën e re dhe Presidentin Trump për këto qëndrime jashtëzakonisht të rëndësishme”

Në fakt, deri tani nuk ka folur as presidenti Trump, dhe as zyra e DASH. Ne fakt ne faqen e DASH, vazhdon e qëndron stoike, vendimi I majit 2021.

Faqja e DASH me vendimin për Berishën

Ajo që ka ndodhur është vetëm një postim në twitter i një gazetari me emrin Marc Caputo, i portalit Axios. Sipas këtij gazetari, ai ka pyetur DASH për statusin që ka Berisha për një vizë amerikane dhe se sipas tij DASH është përgjigjur se Berisha mund të shkoje në Amerikë.

Por përgjigja që Caputo ka publikuar dhe citon brenda thonjëzave nga departamenti I shtetit, nuk përmend specifikisht emrin e Sali Berishës.

“Ne rregullisht japim përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në Shtetet e Bashkuara, në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si të tilla, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme ose marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendimet e politizuara të epokës së Bidenit”, tha Marc Caputo.

Por fjalia me interesante, nëse është e vërtetë, mbetet ajo e fundit. Se sipas Caputos, DASH nuk do të lejojë marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendimet e politizuara të epokës së Biden.

Por, Caputo, nuk publikon as pyetjet qe ai thotë se i ka bërë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe as përgjigjet e plotë që ai thotë se ka marre nga ai.

Vetë Berisha te enjten, tentoi te ruante një distance nga ajo që ai e quajti postimi në twitter i gazetarit.

“Unë nuk kam marrë asnjë përgjigje nga DASH, as për këtë e për asgjë tjetër. Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh edhe ju.”

Por nëse me qetesi dhe dinakeri, e quajti kete nje vendim të DASH, ndaj pyetjes sonë nëse i është hequr non grata apo jo? Doktori sërish rrëzoi shpresat e të vetëve. Serish me dinakëri non gratës i vuri një interpretim politik.

“Pyetja është se, non grata është konsideruar vendim politik, është dënuar, ky është dënim i atij vendimi. Se është tjetër kur shqyrtohet dhe kjo apo ai qëndrim, por është shpallur, vendime të politizuara të administratës Biden.”, ka thënë Berisha.

Pra non grata, politike apo jo, vazhdon te jete në fuqi.

Por a mundet qe sot, me statusin qe ka, Sali Berisha ta kaloje oqeanin?

Në pritje të përgjigjeve me zyrtare, ABC News pyeti Chat Gpt. Sipas Inteligjencës Artificiale, e cila bazohet te faktet, dhe jo te emocionet, një person i shpallur non-grata si Berisha, nuk mund të udhëtojë në SHBA, në kushte normale. Ajo ndodh vetëm me një vizë speciale, për raste shumë të veçanta.

Dhe Chat Gpt ka të drejtë. Kjo ka ndodhur, në 9 raste.

Presidenti i Venezuelës, Maduro, ish-Presidenti i Sudanit, apo Iranit, apo delegacione nga Rusia, Kuba e vende të botës së tretë, të shpallur non-grata për korrupsion e vepra të tjera penale, janë pajisur me vizë të hyrë në OKB, kur ajo mblidhet çdo shtator për asamblenë e përgjithshme. Këtu në Manhatan, por me kufizime vetëm në disa rruge, shkoi edhe Fidel Kastro. Sigurisht që zoti Berisha nuk ka as ndëshkimet, dhe as peshën e Fidelit, Ahmadinexhadit apo Kim Jong Un.

Por ndryshe nga Berisha, të gjithë këta kanë patur poste të larta shtetërore, si president, kryeministra apo se paku ministra të jashtëm, që përfaqësonin vendet e tyre, anëtare në OKB.

Kurse doktori, për momentin ka vetëm çelësat e Partisë Demokratike. I vetmi shans që ai të kalojë oqeanin, është të fitojë më 11 maj.

Vetëm atëherë nëse bëhet kryeministër, jo Soros, jo Biden por as Trump nuk e ndalon dot të shkoje, së paku deri në New York.

“Unë të kërkoj vizë? Unë nuk kam kërkuar vizë pasi kam lënë detyrën si kryeministër. Asnjëherë. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund  të them se do të udhëtoj këto 2-3 ditë, sepse janë kulmi i fushatës. Por ky vendim nuk humbet vlerë”, u shpreh Berisha.

Por ky vendim ka patur vlerë, se paku për demokratet e mërzitur nga sondazhet. Figura qendrore qe shkëlqejnë si diamantet blu të kësaj fushate, dolën menjëherë dhe thirren: “Fitore”

Tani na mbetet vetëm të presim se cfarë do ndodhë në 11 maj dhe nëse do triumfoje inteligjenca artificiale apo inteligjenca e djalit te Fahri Balliut.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *