Kushtet e motit të Dielën e bënë të vështirë për aeroplanët të fluturonin brenda dhe jashtë Belgjikës dhe vendeve të tjera të Evropës.

“Ne u ulëm me disa vështirësi, kështu që është një lloj sinjali që ulja për ne nuk do të jetë e lehtë”, bëri shaka Rama.

AFP 17, Shkurt 2020

Bruksel (AFP) – Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u takua të dielën me krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë të anëtarësohen në BE, për bisedime ‘të sinqerta’ përpara një samiti kryesor në Zagreb në maj.

BE po përpiqet të ruajë besueshmërinë në Ballkan pasi ajo theu premtimet për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tetorin e kaluar, duke çuar në një shtyrje tjetër, pavarësisht reformave të mëdha nga ana e tyre.

“Mezi pres një diskutim të sinqertë, intensiv dhe të hapur,” tha Michel para se të fillonte takimi.

Ndërsa shumica e vendeve anëtare ishin të gatshme për të hapur negociatat, Franca ka udhëhequr një grup të vogël që vuri veton mbi lëvizjen, ndërsa Gjermania ka udhëhequr përpjekjet për ta rikthyer procesin e pranimit përsëri në rrugën e duhur ..

“Ne do të punojmë sot dhe nesër që Këshilli i ardhshëm Evropian (samiti) të hapi derën e perspektivës Evropiane për vendet e Ballkanit,” tha shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell të Dielën.

Ai mori pjesë në bisedimet jozyrtare ashtu si edhe shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Kryeministri Andrej Plenkoviç nga Kroacia, i cili aktualisht mban presidencën e rradhës të BE.

Muajin tjetër Komisioni Evropian do të botojë një raport individual për secilin nga gjashtë vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia.

“Bëhet fjalë për angazhimin në një dialog politik në nivelin më të lartë” me kombet e Ballkanit “dhe për të kuptuar pritjet e tyre, përpara samitit në Zagreb” në 17 maj, tha një zyrtar evropian.

– Mot me stuhi –

Ajo që është vendosur të dalë është një rrugë më rigoroze drejt anëtarësimit, siç kërkohet nga Franca:

Komisioni i BE-së tashmë ka paraqitur një plan përgjatë këtyre linjave, por ai ende duhet të marrë një mbështetje unanime nga 27 vendet anëtare ekzistuese të Bashkimit Evropian.

“Ne kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe metodologjia në formën e saj të rishikuar duhet të krijojë dhe rimarrë besimin tek të gjitha palët në këtë proces sepse po përshpejton reformat strukturore,” tha von der Leyen.

“Nga ana tjetër është duke krijuar një perspektivë të besueshme që Ballkani Perëndimor të bashkohet, me kalimin e kohës, në BE. Ne dëshirojmë gjithashtu të hapim rrugën që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të fillojnë bisedimet e pranimit me BE nëse është e mundur përpara samitit të Zagrebit, “shtoi ajo.

Sipas propozimeve të reja, procesi i pranimit në BE do të përqendrohej së pari në “reformat themelore” dhe do të krijonte një mundësi për bisedimet e anëtarësimit qe të “liheshin në zona të caktuara … ose të pezulloheshin në përgjithësi”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke marrë pjesë në mbledhjen e Brukselit, e deklaroi veten “shumë të interesuar për të parë dhe diskutuar metodologjinë e re, duke pare nëse mund të dalë si një platformë e mirëkuptimit të përbashkët me shtetet anëtare”.

Kushtet e motit të Dielën e bënë të vështirë për aeroplanët të fluturonin brenda dhe jashtë Belgjikës dhe vendeve të tjera të Evropës.

“Ne u ulëm me disa vështirësi, kështu që është një lloj sinjali që ulja për ne nuk do të jetë e lehtë”, bëri shaka Rama.

Ai nuk ishte i vetmi udhëheqës i Ballkanit që bëri këtë lidhje.

“Ne patëm një ulje në përpjekjen tonë të katërt … dhe bëra një krahasim me përpjekjen tonë për të filluar bisedimet e pranimit,” tha Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë tashmë kombe zyrtare kandidate për në BE, së bashku me Turqinë.

Bosnja dhe Hercegovina së bashku me Kosovën janë kategorizuar zyrtarisht si “kandidatë të mundshëm”.