Klarita Ismalaj, mbeti e vdekur paraditen e sotme në fshatin Bubq, Krujë, pasi u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj, Artan Ismalaj. Mësohet se bashkëshorti 51, vjeçar ka shkuar brenda rrethimit të një fasonerie në zonë dhe brenda në makinë ka qëlluar disa herë me thikë 45 vjeçaren.

Si pasojë e plagëve të marra, gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti pak momente më pas ka tentuar të vrasë veten. Ai është vetëqëlluar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spital

Ka qenë roja i fasonerisë, ai që ka parë ngjarjen dhe ka njoftuar Policinë.

Roja ka thënë se fillimisht ka menduar se çifti ka qenë në momente intime, por kur është afruar ka parë gjakun.

“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë”, ka thënë roja.