Sipas “Koha Jonë”/
Një burim shumë i rezervuar kryeministror, pjesëtar i shërbimit darkor, tregon se darka e mbrëmshme mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ka përfunduar siç filloi, e pa ngrënë! Që në fillim kryeministri ka kërkuar pozicionimin e saktë dhe të prerë të Ilir Metës, çka ka rritur tensionet mes tyre, ndërkohë që Meta ka thënë se nëse duhet për të siguruar normalitetin e vendit dhe të garancisë së opozitës, si dhe të mos ketë destabilitet, Rama dhe Meta të japin njëkohësisht dorëheqjen. Pra që të mos duket sikur PS humbet liderin, ndërsa LSI e mban kryeparlamentarin, edhe Ilir Meta jep dorëheqjen.
Kryeministri ka insistuar se nuk pranon asnjë zgjidhje me anë të protestës së opozitës dhe për protestën. Këmbënguljes se Ilir Metës se puna do të shkojë në përplasje të shoqërisë së ndarë në dy kape si dhe Opozita nuk do të futet në zgjedhje, kryeministri mësohet nga burime të rezervuara kryeministrore se ka qenë i vendosur për asnjë variant për qeveri teknike.
Edhe variantit që PS e LSI të ndryshojnë këto ditë pothuaj 90 për qind të kabinetit qeveritar, Ilir Meta ka insistuar duke i sqaruar se opozita do kokën e Ramës se nuk ka besim në zgjedhje të lira.
Darka ka përfunduar pa asnjë zgjidhje, bile tregon punonjësi i shërbimit se asnjeri nuk ka prekur pjatat. As verën. Vetëm kanë tymosur cigare, të dy. Duke shkelur dhe ligjin anti-duhan.
/Veritas.com.al/