Nga: L. Skiro/

Një grua 55 vjeç është mbytur sot në valët e Drinit të Zi që kalon nga Ohri përmes Dibrës.

Kur ka parë që dy fëmijët e saj, njëri 6 dhe tjetri 10 vjeç po përpëliteshin në ujërat e thella, të rrezikuar, ajo ka hyrë në lum për të shpëtuar krijesat e veta.

Ka qenë shumë hyjnore dhe njëkohësisht shumë e dhimbshme: Nëna ka shpëtuar fëmijët e saj, por… nuk e ka mundur dot Drinin e Zi, as fatin e keq, për veten e saj. Drini e ka pushtuar nënën si hakmarrje që nuk i la dy fëmijët e saj.

Të dy fëmijët tani ndodhen në spitalin e Peshkopisë, nën kujdesin e mjekëve, por pa nënën.

Veritas.com.al/