Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit, pranë Rubikut në Mirditë.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 15:00, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Sipas të dhënave paraprake, autovetura që drejtohej nga 61-vjeçari Nikoll Prenga ka dalë në korsinë e kundërt, duke u përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga një 30-vjeçar.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Nikoll Prenga, si dhe pasagjeri në automjetin tjetër, Franush Palaj, 57 vjeç, i cili ishte babai i drejtuesit të mjetit.

Në spitalin e Traumës po marrin trajtim mjekësor 3 persona të lënduar nga aksidenti në rrugën e Kombit. Shpresa Prekpalaj-51 vjeç, aktualisht ndodhet në observim me parametra jetësor stabël, për shkak të dëmtimeve të marra në të gjithë trupin. Ndërsa dy fëmijët Leonita Prekpalaj dhe Domenik Prekpalaj-30 vjeç, janë duke u ekzaminuar,  me parametra jetësor stabël.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *