Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish zëvëndës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca, i cili pranoi kërkesën e avokatëve për lirim nga qelia me argumentin se u kanë mbaruar afatet e paraburgimit.

SPAK kërkoi 10 vite burg për dy të pandehurit, dënim qe zbret në 6.8 vite në rast se ata gjenden fajtor nga Gjykata e Posaçme.

Rrjepaj dhe Rrapaj akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *