(FOTO: Gramoz Ruçi i rrethuar nga banorët protesues të Fierit)/

Sekretari i Përgjithshëm i PS është zënë ‘në lak’ në Fier- zona elektorale ku Ruçi është votuar p[ër disa legjislatura.

Banorë të zonës i kanë zënë rrugën deputetit dhe kandidat për deputet në legjislaturën që vjen. Ata kanë mbajtur pankarta në duar ku shkruhet “Nuk ka votime pa na dhënë shpërblimet”. Fondet e qeverisë dhe njëkohësisht premtimet e saj kanë mbetur në letër prej shumë vitesh.

Por banorët që kanë zënë rrugën ishin përgatitur edhe me kamera dhe aparate telefonikë që kanë regjistruar ngjarjen.

Dy muaj më parë banorët e Zharrëzës hynë në grevë urie pas shkatërrimit të shtëpive nga kompanitë private që nxjerrin naftë në zonën e Fierit. Si pjesë e protestës ishte dhe marshimi disa ditorë në këmbë i banorëve për të ardhur para zyrave të qeverisë.

Këshilli i Ministrave i nxori nga greva protestuesit duke u premtuar dëmshpërblim shumë shpjet. Por kanë kaluar disa muaj dhe dëmshpërblimi nuk është dhënë. Premtimi i Qeverisë “Rama” rezultoi se ishte vetëm një gënjeshtër për ti nxjerrë nga greva.

Sot Gramoz Ruçi ka shkuar në këtë zonë për të kërkuar votën për Partinë Socialiste. Por banorët e kanë pritur të irrituar dhe me protestat. Siç shihet edhe në foto ka pasur dhe incidente mes deputetëve dhe banorëve. Premtimi për dëmshpërblim u bë nga Rama dhe ministrat e tij, por mosmbajtjen e premtimit po e paguan Gramoz Ruçi dhe kandidatët e rinjë në Fier që nuk e dinë çfarë ka ndodhur me premtimet e PS.

Veritas.com.al/