
Kreu i SPAK, po i përgjigjet pyetjeve të adresuara në KLP, pas raportit të punës së SPAK gjatë vitit 2024. Dumani u pyet nga një prej anëtarëve të KLP lidhur me statusin që prokurorët e SPAK duhet të kenë pas përfundimit të mandatit 9 vjecar.
“Në lidhje me statusin qe e keni ngritur si problem, cili është qëndrimi juaj? I pari prokurorët e SPAK emërohen në Gjykatat e Apelit, propozimi i dytë është të bëhen ndryshime kushtetuese që prokurorët që janë në SPAK të riemërohen, për kërkon mazhorancë me 94 vota. Ju vetë ose struktura e juaj për kë qasje do ishit?” – ishte pyetja drejtuar Dumanit, i cili në përgjigje u shpreh pro rikandidimi të prokurorëve me garë dhe kundër riemërimit të tyre, duke kërkuar kështu ndryshime kushtetuese.
“ Ne flasim si grup prokurorësh, dhe unë konsultohem me kolegët. Ne kemi propozuar jo rinovim automatik, në fund të mandatit mos emërohet automatikisht pa garë. Të bëhen ndryshime kushtetuese që në mbarim të mandatit 9 vjeçar t’i jepet mundësia të rikandidosh përballë prokurorëve të tjerë. Por bëhet e mundur edhe mundësia e veprimtarisë së institucionit, pasi ka prokurorë që në mbarim të mandatit 9 vjecar nuk duan të kandidojnë më. Të drejtën e rikandidimit ta vlerësojë Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Jam për variantin e parë që prokurorët e SPAK në fund të mandatit 9 vjeçar të rikandidojnë për një mandat tjetër. Jemi kundra riemërimit,”- shtoi Dumani.
Komente