Shqipëria po përshpejton transformimin digjital të shërbimeve publike. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se vendi ka arritur një rekord të ri në fushën e revolucionit digjital, me 10 shërbime kadastrale të automatizuara tashmë përmes teknologjisë “blockchain”.
Përmes platformës e-Albania, qytetarët mund të kryejnë pagesa online direkt nga karta bankare, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë.
Rama u shpreh se në fund të vitit të ardhshëm do të kalojmë plotësisht në një kadastër dixhitale, duke rritur shpejtësinë dhe cilësinë.
“Shqipëria po shënon një rekord të ri të revolucionit digjital me tashmë 10 shërbime kadastrale të automatizuara përmes teknologjisë blockchain, ndërkohë që tashmë përmes e-Albania mund të kryhen edhe pagesa online direkt nga karta bankare.
Në fund të vitit të ardhshëm do të kalojmë plotësisht në një Kadastër Dixhitale, duke rritur shpejtësinë, cilësinë dhe duke garantuar sigurinë e informacionit kadastral për çdo qytetar”, shkruan Rama.
Komente