Nga: Valerie Hopkins/ Politico.eu/

Portali i njohur europian “Politico.eu” i ka kushtuar një raport të veçantë iniciativës së presidentit Thaçi, për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Shkrimi nis me një përshkrim të kampit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Gjilan, ku thuhet se ky është vetëm një kamp trajnimi.

“Kampi është një bazë trajnimi për Brigadën e reagimit të shpejtë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovë. Por në javët e fundit Thaçi ka nisur iniciativën për të transformuar këtë forcë në ushtri me drejta të plota, me gjithë kundërshtimin nga Serbia dhe aleatët perëndimorë të Kosovës”.

Shkrimi tregon se pas presionit të madh perëndimor Thaçi është tërhequr paksa nga kjo iniciativë, e cila ka nxitur tensione mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, e gjithashtu edhe mund të ndikojë në raportet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

“Tani për tani 4.500 trupa të NATO-s janë e vetmja forcë ushtarake në Kosovë, një trashëgimi e fushatës së aleancës në bombardimet e vitit 1999 për t’i dhënë fund represionit serb ndaj shqiptarëve. Thaçi thotë se është koha që vendi i 1.8 milionë njerëzve të ketë ushtrinë e vet, 9 vite pas pavarësimit nga Serbia”, bëhet e ditur në këtë shkrim.

Politico.eu hedh në pah edhe një hipotezë tjetër. Aty citohen analistë, sipas të cilëve Thaçi po tenton ta përdorë krijimin e Ushtrisë për ta mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme. Edhe pse presidenti ka thënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së.

“Masa e Thaçit vjen në një kohë të ngritjes së tensioneve në Ballkan sidomos në mes të Serbisë dhe Kosovës që aspiron të anëtarësohet në BE. Tensionet u ndezën në janar, pasi Beogradi dërgoi një tren në Mitrovicë me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ në rreth 20 gjuhë. Treni u ndal para arritjes në kufi, por incidenti nxiti zyrtarët të përdorin një retorikë të ashpër. Arrestimi në janar i Ramush Haradinajt pas një urdhri nga Beogradi, ka ushqyer gjithashtu shumë zemërim. Dhe një gjykatë e re që pritet të gjykojë krimet e luftës gjoja të kryera nga forcat guerile, gjithashtu pritet të nxjerrë paditë në qershor dhe ka shfaqur paknaqësi. Edhe udhëheqësit e BE-së e përshkruan situatën në rajon si të tensionuar” shkruan Politico.eu

Në shkrim përmendet reagimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cila tha se NATO do ta shqyrtojë angazhimin e saj në Kosovë pas kësaj iniciative. Gjithashtu reagimet kanë ardhur edhe nga vendet e Evropës perëndimore.

 

“Thaçi ka propozuar këtë projekt-ligj në mënyrë efektive duke mohuar pakicave etnike të drejtën e vetos. Ai kishte planifikuar të ndryshojë ligjin e FSK-së për ta ndryshuar mandatin e saj nga një forcë civile në atë ushtarake. Ai madje kërcënoi se do të jap dorëheqjen nëse parlamenti nuk e voton këtë çështje, duke thënë se i gjithë vendi është pro ”, vazhdon shkrimi.

‘Politico.eu’ pretendon se arsye për tërheqjen e Thaçit nga kjo çështje është vizita e ndihmës sekretarit amerikan, Hoyt Brian-Yee i cili ka thënë se ushtria duhet të krijohet vetëm me ndryshimet në kushtetutë.

Edhe reagimi i serbëve ka qenë i pashmangshëm, të cilët pretendojnë se ky vendim është kërcënim për serbët e Kosovës, duke e cituar Nenad Rashiqin i cili ka thënë se serbëve ju duhet kohë për të shëruar plagët e luftës.

“Analistët thonë se Thaçi është duke synuar krijimin e ushtrisë për të rritur popullaritetin e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e drejtoi deri sa u bë president pas një koalicioni me LDK-në. Çështja e ushtrisë mund të ndikojë në krijimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e që mund të ngjajë që PDK të rrisë numrin e deputetëve, kurse LDK të dështojë”, citon Politico.eu.

“Duke pasur parasysh mjedisin politik në Kosovë mund të ketë dyshime se e gjitha biseda për ushtrinë është një akt i presidentit, i cili dëshiron vëmendje dhe dëshiron të dërgojë partinë që ai e kontrollon në triumf në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Lumir Abdixhiku.

“Ju duhet të kaloni nëpër shumë faza deri te krijimi i Ushtrisë, që ajo të jetë e dobishme dhe të përdoret ashtu si duhet” ka thënë Aidan Hehir, një profesor në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Westminster, duke shtuar se nisma për ushtrinë është një formë e teatrit politik.

Besnik Selimi, kapiteni i Forcave të Sigurisë së Kosovës B.R.SH Gjilan Bataljoni i ka deklaruar se është i gatshëm për krijimin e një ushtrie pasi ka ndjekur trajnime në Danimarkë, Maqedoni, SHBA dhe një kurs në Varshavë.

“Unë vetëm dua të shërbej për vendin tim në çfarë do misioni jam i gatshëm ta përmbushë”, është shprehur Selimi.