Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca përmes një statusi në “Twitter” ka kujtuar 10-vjetorin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit që Shqipëria ka nënshkruar me BE-në. Ai tha se Shqipëria ka bërë progres në këto 10 vite.

“10 vjet më parë, më datë 1 prill 2009  hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe Shqipëria filloi zyrtarisht udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Në këto dhjetë vjet, Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm në shumë fusha”, shkruan Soreca.

Ai shton se gjithsesi Shqipëria ka ende për të bërë dhe vlerëson se është me rëndësi sundimi i ligjit në vendin tonë.

“Ende ka shumë sfida, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Tani është koha që të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, sektori privat, të gjithë njerëzit të punojnë së bashku për të çuar më tej vendin, edhe në pikëpamjen e vendimit që do të merret në qershor”, nënvizon Soreca.

VERITAS.COM.AL/