KOSOVË- Misioni paqeruajtës i KFOR-it i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri, duke bërë thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës.
Në një komunikatë, drejtuar mediave, KFOR-i bëri të ditur se se 30 ushtarë janë plagosur të hënën në komunën e Zveçanit gjatë dhunës së protestuesve serbë, 11 ushtarë italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez kanë pësuar lëndime të shumëfishta, përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse e shpërthyese. Lëndimet e tyre, sipas KFOR-it, nuk përbëjnë rrezik për jetën e ushtarëve.
KFOR-i bëri të ditur se komandanti i misionit, gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia, po i përcjell personalisht zhvillimet.
“KFOR-i do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thuhet më tej.