Nga Dritan Kaba:
Policia e Kosoves, pas krimit me 6 shtatasit turq qe i ekstradoi pa vendim gjykate, ndalon edhe dy shtetas shqiptare pa urdhër ndalimi apo vendim gjykate!
Në një komunikim zyrtar për Express, policia e Kosovës thotë:
“Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore. Me respekt, Zyra për informim e PK-së”
Behet fjale per qytetarin shqiptar Albert Veliu dhe te birin ose i njohur si deshmitari “X”, autori i pergjimit te Agron Xhafajt,
Gjithashtu ne nje njoftim tjeter Policia e Kosoves pohon qe jane njoftuar edhe autoritetet shqiptare. Por nuk sqaron aspak se kush autoritet shqiptar dhe ne çfare cilesie i ka bere kerkesen per ndalim per dy shtatasit shqiptare.
Kjo nuk eshte asgje me shume se nje rrembim i dy qytetareve. Kjo behet dhe me e qarte pas njoftimit te Prokurorise shqiptare qe per dy shtetasit nuk ka urdher ndalimi ose kerkese per arrestim as nga nje vendim gjykate as nga vete Prokuroria shqiptare.
Ky ndalim i padrejte eshte nje intimidim qe i behet deshmitarit ne vazhden e kercenimeve dhe joshjeve per te ndryshuar deshmine.
Policia e Thaçit eshte vene ne sherbim te ketij skenari kriminal. Eshte ne detyren e Kryeministrit te Kosoves qe te vere ne vend dinjitetin e shtetit te tij.
Policia e Kosoves po vepron si krah i armatosur i interesave kriminale te politikaneve te caktuar. Njëherë per llogari te Erdoganit, tashme per llogari te krimit te organizuar shqiptar te perfaqesuar nga Edi Rama. Ky veprim i policise kosovare eshte nje skandal i permasave te njeta me ate te 6 shtetasve turq.