Ishte kryeministër i vendit pas viteve ’90, herë i akuzuar si autokrat e diktator; dhe herë i admiruar nga malezhët për reformat shumë përparuese të vendit…, Mahathir Mohamad fiton zgjedhjet parlamentare në Malajzi. Ai në raport me Shqipërinë, njihet edhe si mik i ish- presidentit Sali Berisha.

Mahathir është autor i disa librave të publikuar në Malajzi dhe jashtë vendit.

Mahathir Mohamad është afër që të bëhet udhëheqësi më i vjetër në botë, në moshën 92 vjeçare ai ka shënuar një fitore të befasishme: fiton 115 vende nga 112 që i duheshin në Parlament.

Por, zgjedhjet e përgjithshme në Malajazi nuk kanë shënuar vetëm këtë të veçantë. Kjo sepse ato i ka humbur koalicioni që ka drejtuar vendin që prej vitit 1957.Komisioni Zgjedhor raporton se aleanca e opozitës së Mahathirit  fitoi 115 vende në parlament, duke tejkaluar pragun e 112 vendeve të nevojshme për të formuar qeverinë.

Mohamad, i cili më parë ka qenë kryeministër i vendit, ka mposhtur koalicionin e qeverisë, ‘Barisan Nasional’, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se 60 vjetësh, që kur vendi fitoi pavarësinë nga Britania.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por të rivendosim sundimin e ligjit”, deklaroi Mahathiri pas zgjedhjeve. Ky moment historik u prit me shumë shpresë në vend, përkrahës të Mohamad kanë festuar rrugëve të vendit.

Veritas.com.al/