Sot që prej orës 09:00 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës vijon seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe 11 personave të tjerë të arrestuar për abuzime me pronat e bregdettit të Shëngjinit.

Në dyert e gjykatës dhjetëra mbështetës të Frrokajvazhdojnë të qëndrojnë  në shenjë proteste, edhe pse reshjet e shiut janë të dendura.

Në momentin kur  makina e policisë solli Frrokajn në oborrin e gjykatës mbështetësit e tij thërrisnin “Fran Frrokaj!”  “Fran Frrokaj!” “Drejtësi!” “Drejtësi!”

Fran Frrokaj dhe 11 persona të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Mbështetësit e Frrokajt e konsiderojne arrestimin politik.

Veritas.com.al/