Është arrestuar Milaim Zeka, njëri nga deputetët që u shfaq në sudio në konflikt me deputetin tjetër Frashër Krasniqi. I ndyri, që ishte më i dhunshëm, është i lirë.
Ngjarja ka ndodhur dje:
Një debat mes dy deputetëve kosovarë, në një studio televizive, ka degjeneruar në sherr. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka goditur me grush deputetin e Milaim Zeka. Pas këtij akti të shëmtuar, policia ka vënë në pranga deputetin Krasniqi. Kjo gjë është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Nga ana tjetër, ka reaguar edhe deputeti i dhunuar. Milaim Zeka ka thënë se do t’u tregojë njerëzve se çfarë manipulatorësh janë një pjesë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë në çdo debat televiziv do tu tregoj njerëzve çfarë manipulatorësh dhe çfarë rrugaçësh janë një pjesë e njerëzve të Vetëvendosjes. Ai u ndez kur unë i thashë që është krijesë e SHIK-ut. Mua më vjen keq që ndodhi ajo gjë, por ndodhi mrekullia që t’i tregohet popullit kush janë këta njerëz”, ka thënë Zeka
Veritas.com.al/