Nga: L. Skiro/
Rasti për të anuluar fushatën zgjedhore për kryetar në PD ka ardhur. Sot në Korçë ka ndodhur ‘luftë civile’ brenda PD-së.
Komisioni pro kryetarit të ngrirë Basha, dhe institucionet e tjera brenda administratës së Pd, kanë ngritur një grup ‘protestuesish’ kundër kandidatit të shpallur për anulimin e zgjedhjeve, Patozi dhe grupit të tij të liderëve të PD.
Sapo grupi i deputetëve dhe aktivistëve të PD është drejtuar për në sallën e takimit, administrata qendrore e PD ka aktivizuar grupin e anti-mitingut para selisë ku mbahej mbledhja.
Ata kanë dalë me pankarta në duar dhe kanë lëshuar thirrje; “Mosmirënjohës!” dhe “Tradhëtarë”. Disa prej tyre kanë mbuluar kokën me kapuç, si në aktet e fshehta e të paligjshme.
Në fakt këta janë më ‘të vjet” dhe tradicionalë brenda PD, por sipas protestuesve, duhet t’i jenë mirënjohës Bashës për qenien e tyre.
Anti-mitingjet janë një zakon i keq që ka lindur shumë vite të kaluara brenda radhëve të PD.
Veritas.com.al/