Lulzim Basha largoi nga grupi parlamentar i PD, ish-kryeministrin Sali Berisha duke krijuar reagime, debate dhe komente nga të gjitha palët.
Mësohet se ai ka thirrur në një takim të shtunën të gjithë kryetarët e degëve të PD-së. Në takim do jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Kujtojmë se Basha u prit me protesta në selinë e PD-së dhe gjatë rrugës për në Kuvend.