Vendimi i presidentit rus Vladimir Putin që të njohë pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainën lindore ka nxitur dënime në raport me shtetin e tij.
Si kundërpërgjigje, Shtetet e Bashkuara njoftoi sanksione financiare kundër territoreve rebele dhe paralajmëruan se do t’i zgjeronin sanksionet në rast nevoje.
Lëvizjet e Rusisë vijnë në mes të tensionit prej muajsh lidhur me vendosjen e saj ushtarake në kufijtë e Ukrainës, gjë që ka ngritur frikën e një lufte gjithëpërfshirëse.
Rusia dhe Ukraina janë dy vendet me territorin më të madh në Europë. Fqinjët ishin pjesë e 15 republikave sovjetike që përbënin BRSS. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Ukraina u bë vend i pavarur dhe u distancua nga Rusia.
Në pranverën e vitit 2014, pas muajsh protesta antiqeveritare në Ukrainë që rezultoi me rënien nga pushteti të udhëheqësit të përkrahur nga Kremlini, Rusia pushtoi dhe aneksoi Gadishullin e Krimesë. Një muaj më vonë, seperatistët pro-rusë filluan të pushtonin territore nga rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës Lindore. Nga luftimet atje, sipas Kievit, janë vrarë më shumë se 14 mijë njerëz dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.
Fuqia ushtarake e Ukrainës dhe Rusisë
Në vitin 2020, Rusia shpenzoi 61.7 miliardë dollarë për ushtrinë e saj, e cila përbënte 11.4 për qind të shpenzimeve qeveritare. Në krahasim, Ukraina shpenzoi 5.9 miliardë dollarë për ushtrinë e saj ose 8.8 për qind të shpenzimeve të qeverisë sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm ( SIPRI ).
Moska ka vendosur tashmë armë brenda distancës goditëse të Ukrainës, duke përfshirë sistemet e raketave balistike me rreze të shkurtër Iskander, sistemet e lëshimit të raketave, tanke luftarake dhe artileri.
Ndërkohë një numër vendesh kanë dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë raketat antitank Javelin nga Estonia dhe raketat anti-ajrore Stinger nga Letonia dhe Lituania. Kievi po përdor gjithashtu dronët për zbulim të prodhimit turk Bayrakhtar.
Ukraina ka marrë nga SHBA si pjesë e një pakete mbrojtëse prej 200 milionë dollarësh.
Fuqia ushtarake e Ukrainës
Ushtarë aktivë: 209.000
Rezervistë: 900.000
Artileri: 2.040
Mjete të blinduara: 12.303
Tanke: 2.596
Helikopterë: 34
Aeroplanë ushtarakë: 98
Buxheti për ushtrinë: 5.9 miliardë, 8.8 për qind e buxhetit
Fuqia ushtarake e Rusisë
Ushtarë aktivë: 900.000
Rezervistë: 2.000.000
Artileri: 7.571
Mjete të blinduara: 30.122
Tanke: 12.420
Helikopterë: 544
Aeroplanë ushtarakë: 1.511
Buxheti për ushtrinë: 61.7 miliardë, 11.4 për qind