Reshjet e borës në vend kanë shkaktuar jo pak probleme në qarkullim, ku shumë akse kanë vështirësi kalimi.
1. Aksi rrugor Bogë-Qafë Thore-Breg Lumi i bllokuar, ka rreth 3 m dëborë në vendin e quajtur Qafa Thores. Po punohet për hapjen e këtij aksi rrugor.
2. Aksi rrugor Prekal-Mali Shoshit-Breg Lumi është i kalueshëm për mjete të larta dhe me zinxhirë, ka rreth 40 cm dëborë, vazhdojnë reshjet e dëborës.
Bashkia Malësi e Madhe:
1. Aksi rrugor Gropat e Selces-Vermosh është i kalueshëm me zinxhire, në Qafë të Bordolecit ka rreth 20 cm bore, po punojnë borëpastrueset, aktualisht ka rreshje borë.
Bashkia Pukë dhe Fushë-Arrëz:
1. Në aksin rrugore Fushë ArrësQaf Mali ka rreth 70 cm dëborë, borëpastuesja po punon pa ndërprerje, i kalueshem me zinxhire per automjetet e larta.
2. Në aksin rrugore Fushë ArrësFierzë ka rreth 60 cm borë, borëpastuesja po punon pa ndërprerje, i kalueshem me zinxhire.
3. Në aksin rrugore Fushë Arrës Pukë ka rreth 50 cm dëborë tek vendi i quajtur tek Kroj i Zojës, borëpastuesja po punon pa ndërprerje, i kalueshem me zinxhire.
4. Në aksin rrugore Fushë Arres Qaf Bene ka rreth 20 cm dëborë, borëpastuesja po punon pa ndërprerje, i kalueshem pa problem.
5. Në aksin rrugore Fushë Arrës, Iballë ka rreth 70 cm dëborë, i pakalueshem .
6. Në aksin rrugore Qafe Mali- Qafe Shllak, ka rreth 1 m bore, 2 borëpastuese po punojne pa ndërprerje, momentalisht i pakalueshem.
Rrugët rurale të Bashkisë Pukë dhe Fush Arrëz janë të bllokuara.
Ne Njesine Administrative Iballe te Bashkise Fushë Arrëz, nuk ka energji elektrike.
Rreshjet e bores vazhdojne me intesitet te larte.
Në pergjithesi ne territorin e Qarkut Shkodër në zonat malore aktualisht ka rreshje dëbore ndërsa në zonat e ulta ka rreshje shiu.
Nga DRV Shkoder informohemi se te gjitha akset nacionale jane te qarkullueshme pa zinxhir, pervec Q. Mali- Fierze e cila me zinxhir, mqs sasia e bores se rene ka qene e madhe, rreth 1.3 m.
VERITAS.COM.AL